
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 36 raste të reja me COVID-19.
Rastet e reja sipas qyteteve janë nga: Shkup (7), Kumanovë (4), Prilep (4), Tetovë (12), Veles (6), Gostivar (1), Pehçevë (1) dhe Berovë (1). Gjatë 24 orëve gjithsej janë realizuar 411 testime.
Ndërkohë gjatë natës së kaluar ka ndërruar jetë një pacient në spitalin e Shkupit, pasi kishte kaluar disa ditë në aparatet për frymëmarrje artificiale. Pacienti ishte i moshës 58 vjeçare.
13 persona tashmë janë shëruar plotësisht, pas dy testeve të njëpasnjëshme.



