Informalitet dhe mallra kontrabandë/ Në pranga 47-vjeçari në Korçë

Informalitet dhe mallra kontrabandë/ Në pranga 47-vjeçari në Korçë

Policia e Korçës ka njoftuar arrestimin e një 47-vjeçari nga Korça, pasi ushtronte aktivitet në një lokal të pa regjistruar.

 Gjatë kontrollit në këtë ambient u gjetën gjithashtu produkte të dyshuara si të kontrabanduara të cilat shiteshin duke fshehur të ardhurat.

 “Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të kontrabandimit me mallra dhe informalitetit, kanë goditur nga një rast të këtyre veprimtarive të paligjshme.

 Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. A., 47 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore, të papajisur me kasë fiskale”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

 Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, kanë ushtruar kontroll në lokalin në përdorim nga ky shtetas, në lagjen nr. 6, Korçë, ku kanë konstatuar se 47-vjeçari ushtronte aktivitetin në këtë lokal, pa dokumentacionin përkatës dhe pa kasën fiskale.

 Gjithashtu, në një nga ambientet e lokalit u gjetën produkte kozmetike, me mbishkrime në gjuhën greke, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy