Një këmbësore ka mbetur e plagosur e përplasur nga një makinë teksa kalonte rrugën në Korçë.
Më konkretisht rreth orës 13:00, në lagjen nr. 1, në bulevard “Republika”, automjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin M. D., ka aksidentuar këmbësoren N. K., 69 vjeçe, banuese në Korçë, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Me drejtuesin e mjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.



