Prokuroria Shkodër dërgon në gjyq dy vëllezërit e akuzuar për vrasjen e Ramazan Mataj, Arjon Hasaj dhe Klisman Hasaj.
Në kuadër të hetimeve mbi ngjarjen e ndodhur në 5 janar 2024 ku rreth orës 07:15 në vendin e quajtur ‘Dragoç’ njësia administrative Postribë, Bashkia Shkodër, u vra me armë zjarri në automjetin e tij shtetasi Ramazan Mataj.
Në lidhje me këtë ngjarje pasi janë kryer veprimet hetimore dhe procedurale, për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivin, në përfundim të hetimeve, u morën të pandehur vëllezërit, shtetasit Arjon Hasaj dhe Klisman Hasaj, të cilët akuzohen për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prishja e qetësisë publike”, “Sigurimi i kushteve për të kryer vrasje” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.



