Tre persona janë plagosur me thike në një lokal në fshatin Golem të Lushnjës rreth orës 22.30 të dielën. Të plagosur janë babë e bir Bardhyl Tafa dhe Klajdi Tafa dhe shtetasi Donald Marku.
Sipas burimeve policore të tre ishin duke pirë në një tavolinë pasi dy djemtë ishin shokë.
Tek lokali që shihet në pamje kishte edhe shume persona të tjerë në momentin kur nisën debatet mes dy shokëve. Fillimisht u ngritën tonet e zërave më pas goditjet me grushta dhe në fund u përdorën thikat e lokalit me të cilat po konsumonin mezen.
Sipas dëshmitarëve në vend ngjarje debati ka qenë tepër banal dhe tre personat e plagosur ishin të dehur si pasoje e konsumit te alkoolit prej disa orësh.
Gjatë sherrit u futën edhe të pranishmit në lokal për ti ndarë tre personat që ishin në tavolinë. Pas ngjarjes është njoftuar policia e cila po merr në pyetje të plagosurit dhe të tjerët e pranishëm në lokal për të zbardhur ngjarjen.
Tre të plagosurit janë në spitalin e Lushnjës jashtë rrezikut për jetën. Sipas mjekeve njeri prej tyre është plagosur në qafë ndërsa dy të tjerët kane plagë sipërfaqësore në trup.



