Gjobë kompanisë së pastrimit në Rrogozhinë, i hidhte mbetjet në Shkumbin (VIDEO)

Gjobë kompanisë së pastrimit në Rrogozhinë, i hidhte mbetjet në Shkumbin (VIDEO)

IKMT ka ndëshkuar me gjobë një kompani, e cila i depozitonte mbetjet në lumin Shkumbin. Mbetjet urbane u konstatuan në territorin e bashkisë Rrogozhinë, në fshatin Zall, pranë bregut të lumit Shkumbin, ku ishin hedhur nga “Viola-Green SHPK”, e kontraktuar për pastrimin e qytetit.

Disa ditë më parë, Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit ka marrë kompetencat për kontrollin dhe mbrojtjen e mjedisit dhe nisur nga rasti në fjalë u bën thirrje gjithë bashkive të vlerësojnë si prioritet mbrojtjen e mjedisit përgjatë kryerjes së punëve publike.

Veç masave administrative, Policia e Shtetit do të ndërmarrë hetim penal për këtë rast, si dhe në çdo rast tjetër që lidhet me krimet mjedisore.

IKMT në bashkëpunim me Policinë e Shtetit do të intensifikojë inspektimet në terren, në çdo bashki apo njësi vendore, duke shoqëruar me masa të ashpra çdo shkelje të konstatuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy