24-vjeçari humbi jetën në aksident/ Shpallet në kërkim drejtuesi i automjetit

24-vjeçari humbi jetën në aksident/ Shpallet në kërkim drejtuesi i automjetit

Një 55-vjeçar me inicialet N.B., u shpall në kërkim nga policia pasi makina që ai drejtonte është përplasur me një tjetër automjet me drejtues shtetasin E. L., 32 vjeç dhe me motomjetin me drejtues shtetasin H. S., 24 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi H. S. Pas përplasjes drejtuesi i automjetit shtetasi N.B është larguar nga vendi aksidentit.

Specialistët e Sektorit të  Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin N. B., 55 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor "Elbasan-Librazhd", automjeti që ai drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. L., 32 vjeç dhe me motomjetin me drejtues shtetasin H. S., 24 vjeç. Pas përplasjes drejtuesi i automjetit shtetasi N.B është larguar nga vendi aksidentit dhe vijon puna intensive nga ana e policisë për kapjen e tij. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi H. S”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy