Sherr mes të rinjve në Durrës, plagoset me thikë 19-vjeçari

Sherr mes të rinjve në Durrës, plagoset me thikë 19-vjeçari

Në konflikt ka ndodhur mes të rinjve në Durrës, ndërsa ka mbetur i plagosur një prej tyre. Sipas burimeve të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi E.H., 19 vjeç.

Autori i dyshuar i ngjarjes, S. K., është kapur në banesën e tij, ku uniformat blu kanë bërë shoqërimin e Komisariatin e Policisë.

Njoftimi i policisë

Më datë 27.01.2021, rreth orës 10:00, në lagjen nr. 7, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi E. H., 19 vjeç, i cili është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i ngjarjes dyshohet se është shtetasi S. K., të cilin shërbimet e Policisë e kapën në banesën e tij dhe po e shoqërojnë në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy