Plagoset me thikë 24-vjeçari në Paskuqan

Plagoset me thikë 24-vjeçari në Paskuqan

Një konflikt mes dy personave, ka agravuar në plagosjen e një të riu në Paskuqan. Nga të dhënat paraprake, policia bën të ditur se një shtetas me inicialet D. H., ka goditur me mjet prerës shtetasin A. T., 24 vjeç, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dine Hoxha”, dhe për pasojë 24-vjeçari i plagosur u dërgua menjëherë në Spitalin e Traumës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin e autorit dhe po punon për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy