Vrasja në Bllok, lihet i lirë Ervin Mata

Vrasja në Bllok, lihet i lirë Ervin Mata

Gjykata ka vendosur sot masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për Ervin Matën, i cili u vetëdorëzua pak ditë më parë, pasi rezultonte në kërkim për vrasjen në Bllok.

Prokuroria kishte kërkuar “arrest me burg” për Matën.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 4 tetorit në një lokal në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe Elion Hato.

Gaxha u qëllua për vdekje nga komandoja Meviol Bilo si pasojë e një përplasje me armë mes grupit të Ervis Martinajt dhe atij të Ervin Matës.

Në lidhje me këtë ngjarje vijon të qëndrojë në burg biznesmeni tjetër Ervis Martinaj, ndërsa Geldo Hoti, Ajaks Boshnjaku,  Redi Popesku, Fabiol Alushi u lanë të lirë pas arrestimit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy