
Zjarri që filloi dje në Peqin ka dalë jashtë kontrollit. Ditën e sotme, flakët kanë përfshirë kurorën e gjelbër të qytetit. Si pasojë e flakëve, janë djegur katër mijë rrënjë ullinj.
Ndërkohë zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe u është afruar banesave, duke i rrezikuar seriozisht.
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta zjarrfikëse të cilat po luftojnë me flakët. Zyrtarët e bashkisë ndërkohë kanë kërkuar ndihmë nga ajri, pasi deri më tani zjarrfikësit e kanë pasur të pamundur të neutralizonin flakët.
Gjatë dy mujave të fundit nga jugu në veri të vendit janë krijuar dhjetëra vatra zjarri.



