Dyshohet se “shkelën vullnetin e votuesve”/ Mbyllen katër qendra serbe për punë sociale në veri të Kosovës

Dyshohet se “shkelën vullnetin e votuesve”/ Mbyllen katër qendra serbe për punë sociale në veri të Kosovës

Policia e Kosovës, të premten, ka realizuar një aksion në veri të Kosovës, duke mbyllur katër Qendra për Punë Sociale që vepronin në mënyrë ilegale.
Në një njoftim për media, Policia ka bërë të ditur se është duke kontrolluar objektet e këtyre Qendrave në tri komuna me shumicë serbe në veri- Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, pasi ka dyshime për “veprime të kundërligjshme në lidhje me procesin zgjedhor”.
Fillimisht, më 8 shkurt, Policia e Kosovës arrestoi katër zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale në Zubin Potok për veprën penale "cenim i përcaktuesve të votuesve". Më pas, me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, policia bastisi këto qendra.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, deklaroi se dyshohet se këta zyrtarë të strukturave paralele/ilegale kanë telefonuar qytetarë dhe, nën kërcënim, i kanë detyruar të votojnë në favor të një partie politike të caktuar, duke lidhur votën me ndihmat sociale.
Elshani shtoi se këto kontrolle u realizuan për të siguruar prova që do të vërtetojnë aktivitetet e paligjshme, që cilësohen si falsifikim i dokumenteve.
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë u mbajtën më 9 shkurt, dhe sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje, e kryesuar nga kryeministri aktual Albin Kurti, fitoi më së shumti vota, ndërsa në mesin e komunitetit serb, Lista Serbe, e mbështetur nga Beogradi, fitoi bindshëm.
Më 21 shkurt, Lista Serbe reagoi ndaj bastisjeve në Qendrat e Punës Sociale në disa komuna në veri të Kosovës, duke akuzuar kryeministrin Kurti për përpjekje për të sulmuar “gjithçka serbe” në ditët e fundit të mandatit të tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy