Ekzekutimi i biznesmenit në Laç, policia ushtron kontrolle në Elbasan

Ekzekutimi i biznesmenit në Laç, policia ushtron kontrolle në Elbasan

Postblloqe të shumta janë ngritur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit, pasi burime nga policia bëjnë të ditur se një nga personat që ka marrë pjesë në vrasjen e 55-vjeçarit në Laç dyshohet të jetë në këtë qytet.

Efektivë të policisë po ushtrojnë kontrolle për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit. Mësohet se i dyshuari për vrasjen ka hyrë në qytetin e Elbasanit me një automjet, për të cilin po kryhen të gjitha verifikimet përkatëse.

Kujtojmë që biznesmeni Rakip Rroli u qëllua me breshëri kallashnikovi mëngjesin e sotëm, sapo doli nga banesa e tij në Laç. Burime nga policia bënë të ditur se momentin e ngjarjes, autorët kanë qenë në këmbë. Më pas ata janë larguar në drejtim të paditur. Dëshmitarët që kanë parë skemën e krimit kanë dëshmuar detajet, duke dhënë edhe informacion mbi personat që qëlluan me breshëri ndaj biznesmenit Rroli.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy