Tiranë, një person kapet duke shkarkuar inerte në lumin Erzen

Tiranë, një person kapet duke shkarkuar inerte në lumin Erzen

Një person është vënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi u kap duke shkarkuar inerte në shtratin e lumit Erzen.      

Në vijim të kontrollit të territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, në bazë dhe të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se një shtetas hidhte mbetje inerte në shtratin e lumit Erzen, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.     

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit Y. B., 50 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”.  

Ky shtetas është kapur në flagrancë duke hedhur në shtratin e lumit Erzen, në fshatin Stërmas, mbetje inerte që i kishte transportuar me një mjet kamionçinë, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy