
Një mashkull i pajetë është gjetur në fshatin Melgushe të Kryebushatit në Shkodër.
Mësohet se pranë trupit të pajetë është gjetur një çifte.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur me urgjencë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet.
Informacioni nga policia
Me datë 24.10.2019, në orën 11:15, nërrugën nacionale Shkodër – Bushat, në afersi të një mobilerie është gjetur pa shenja jete shtetasi A. Sh. vjeç 42, banues në fshatin Melgushë, Shkodër
Nga verifikimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune a dëmtime të tjera.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.



