Aksident në aksin Sarandë-Delvinë/ Makina përfundon në kanal, plagoset rëndë 16-vjeçari

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë/ Makina përfundon në kanal, plagoset rëndë 16-vjeçari

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e rëndë të një të mituri është regjistruar në aksin Sarandë–Delvinë, në afërsi të fshatit Karahaxh.

 

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Golf”, i drejtuar nga një 16-vjeçar me inicialet D.C., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një kanal anësor.

 

Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë njoftuar menjëherë Policinë dhe shërbimin e urgjencës, pasi kanë konstatuar aksidentin.

 

I mituri është transportuar me urgjencë në Spitalin e Sarandës, ku pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se ka pësuar thyerje të këmbës dhe disa dëmtime të tjera në trup. Për shkak të gjendjes së tij dhe nevojës për trajtim më të specializuar, pritet transferimi në Spitalin e Traumës në Tiranë.

 

Në dëshminë e tij paraprake para efektivëve të Policisë, 16-vjeçari ka deklaruar se dyshon se automjeti i tij është prekur nga një mjet tjetër para se të humbiste kontrollin. Megjithatë, ai ka pohuar se nuk e kujton qartë dinamikën e ngjarjes për shkak të tronditjes së pësuar.

 

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy