Gazetari Xhevair Zhabina, sekuestrimin e 18 asete që kapin vlerën e 3 milionë euro të noteres Sanja Telhallari, thotë se nga veprimet hetimore është faktuar që të paktën që një pjesë e këtyre të ardhurave nuk justifikohen nga aktiviteti i saj si notere.
Nga studio e “MCN Live”, ai deklaroi se krahas hetimit pasuror, duhet t’i shkohet pas edhe veprimeve noteriale që bëhen në këtë zyrë dhe transaksioneve të dyshimta që mund të jenë bërë prej Telhallarit.
3 milionë euro sipas Prokurorisë Tiranë janë shumë dhe nuk i justifikon dot. Prokuroria ka dyshim për bashkëshortin e saj i cili rezulton dënuar me 21 vite burg në Itali, Klodian Porja, për shfrytëzim prostitucioni dhe dyshohet se një pjesë e kësaj pasurie është e këtij personi.
Prokuroria e Tiranës e ka një dyshim se një pjesë e pasurisë vjen nga aktiviteti kriminal.
Prokuroria nuk i ka hyrë fare punës së saj si notere, a janë në rregull aktet e saj noteriale, por është mjaftuar me pasurinë e saj.
Prokuroria duhet të ishte fokusuar te puna e saj si notere dhe jo te pjesa e pasurisë.
Jemi në fillim të hetimit dhe gjykata do vendosë, por 3 milionë euro janë shumë për një aktivitet si noteria.
Por nëse thua se bëj 3 milionë euro për 7-8 vjet që ushtron aktivitetin, mendoj se noteria është aktiviteti më fitimprurës në Shqipëri në këtë drejtim.
Gjithçka nisi nga vjedhja e një makine, ajo ka denoncuar vjedhjen e një makine shumë të shtrenjtë dhe nga aty policia dhe Prokuroria kanë nisur një hetim për aktivitetin e saj.
Në sitën e Dhomës së Noterisë duhet të kalojnë një pjesë e mirë e noterëve në Shqipëri, të cilët janë një hallkë mjaft e rëndësishme, për grupet e trafikut dhe krimit të organizuar.
Krahas hetimit pasuror, duhet t’i shkohet pas edhe veprimeve noteriale që bëhen në këtë zyrë, se bëhet një shufër shumë e madhe 3 milionë euro, për të parë nëse ajo ka përfituar nga transaksionet e mëdha që ka bërë.



