
Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme, në rrugën 4 'dëshmorët në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, ku shtetasi Eljot Xhafa, rreth 40 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit ka goditur me mjet prerës shtetasin Agron Doci, 60 vjeç.
60-vjeçari si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



