Dy muaj në arrati/ Vetëdorëzohet Marjaldo Nela, i kërkuar për vrasjen e Endri Goxhajt në Memaliaj

Dy muaj në arrati/ Vetëdorëzohet Marjaldo Nela, i kërkuar për vrasjen e Endri Goxhajt në Memaliaj

Pas rreth dy muajsh në arrati, Marjaldo Nela, i shpallur në kërkim për vrasjen e Endri Goxhajt në Memaliaj, është vetëdorëzuar në Policinë e Shtetit.

 

Pas paraqitjes së tij, ai është ndaluar dhe është vënë në dispozicion të organeve të drejtësisë për vijimin e procedurave hetimore.

 

Ngjarja për të cilën akuzohet Nela ndodhi mbrëmjen e 21 prillit në qendër të Memaliajt. 

Sipas Prokurorisë, konflikti nisi spontanisht mes shtatë personave, të cilët nuk ishin pjesë e grupeve rivale. 

 

Në përplasjen fizike u përfshinë më pas edhe Dali Nela, vjehrri i tij Aldo Kalemi dhe persona të tjerë.

 

Sipas hetimeve, në kulmin e konfliktit, Endri Goxhaj nxori një armë zjarri dhe qëlloi katër herë në drejtim të Dali Nelës, duke e plagosur.

 

Prokuroria pretendon se, pasi panë vëllanë e tyre të rrëzuar në tokë, Donaldo dhe Marjaldo Nela nxorën armët dhe qëlluan në drejtim të Goxhajt. 

 

Si pasojë e të shtënave, 30-vjeçari humbi jetën në vend. Sipas hetuesve, pamjet filmike tregojnë se Goxhaj nuk arriti të reagonte me armë në momentin kur u qëllua nga dy vëllezërit.

 

Pas ngjarjes, Donaldo dhe Marjaldo Nela transportuan me automjet vëllanë e tyre të plagosur drejt Spitalit të Gjirokastrës dhe më pas u larguan, duke u shpallur në kërkim nga policia si autorë të dyshuar të vrasjes.

 

Në kuadër të këtij hetimi, Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar masën e sigurisë "arrest shtëpie"

 për Dali Nelën, Aldo Kalemin dhe Ermal Matajn. 

 

Ky i fundit akuzohet për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës", pasi dyshohet se ka fshehur armën me të cilën u qëllua ndaj Endri Goxhajt.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy