Gratë dhe vajzat e Librazhdit kanë mbajtur sot një protestë kundër dhunës ndaj gruas.
Me moton "Nderi i Gruas është konstrukt patriarkal", protesta është mbajtur në qendër të qytetit.
Protesta u thirr në rrjetet sociale pas debatit të madh që hapi publikimi i një videoje, ku një 21-vjeçare linçohej nga familjarët e bashkëshortit, të cilët i zbuluan marrëdhënien me një djalë, ndërkohë që i shoqi jetonte prej vitesh jashtë vendit.



