Në kërkim për djegien e 3 automjeteve, arrestohet 41-vjeçari në Vlorë

Në kërkim për djegien e 3 automjeteve, arrestohet 41-vjeçari në Vlorë

Ka përfunduar në prangat e policisë së Vlorës një 41-vjeçar i shpallur në kërkim pasi në muajin korrik dogji qëllimisht tre automjete.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kapën dhe ndaluan shtetasin E. L., 41 vjeç, banues në Vlorë.

Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Vlorës, me vendimin e datës 23.07.2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasit J. Ç., 32 vjeç dhe K. Y., 40 vjeç, të dy banues në Vlorë (të arrestuar në flagrancë), për djegien e 3 automjeteve në pronësi të 3 shtetasve, më datë 18.07.2023, në lagjen “Pavarësia 3”. 

Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy