
Një vdekje tragjike konsiderohet ajo e një të moshuare në Vlorë e cila ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë.
Burime policore bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:18, në lagjen “28 Nëntori”, ku dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit ku banonte e vetme, shtetasja M. C., rreth 80 vjeç, e cila si pasojë ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



