Një 75-vjeçar i quajtur Agron Dalipaj dyshohet është mbytur ditën e sotme në plazhin e Vlorës.
Mësohet se ai ka qenë duke bërë plazh vetëm kur ngjarja ka ndodhur.
“Në orën 09:45, në lagjen “1 Maji” Vlorë, në Plazhin e Vjetër dyshohet se është mbytur në ujë shtetasi A.D., 75 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka qenë duke bërë plazh vetëm.” – njofton policia.
Dalipaj është viktima e dytë e mbytur gjatë sezonit turistik në Vlorë.
Po kryhen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes



