Një zjarr ka rënë mëngjesin e sotëm në një pallat 12-katësh.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur pranë zonës së njohur si “Farmacia 10” në Tiranë, në rrugën “Bardhyl”.
Mësohet se pallati është në ndërtim, ndaj paraqet rrezik për djegien e banesave të tjera.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 08:30, tek “Medreseja” ka rënë zjarr në katin e fundit të një pallati në ndërtim ku ka vetëm dëme materiale.
Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



