Situata me zjarret/ Agjencia e Mbrojtjes Civile: Neutralizohen 9 vatra në pesë bashki

Situata me zjarret/ Agjencia e Mbrojtjes Civile: Neutralizohen 9 vatra në pesë bashki

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka njoftuar se përgjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 9 vatra zjarri në pesë bashki: Tiranë, Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Berat.

Të gjitha vatrat janë neutralizuar me sukses, pa shkaktuar dëme në njerëz, banesa apo gjënë e gjallë.

AKMC bëri të ditur se në 6 raste, zjarri ka përfshirë sipërfaqe me shkurre dhe barishte, duke shkaktuar djegien e rreth 0.5 hektarëve.

Në 2 raste, zjarri ka rënë në banesa: një në lagjen nr. 5 të Bashkisë Kavajë dhe një në fshatin Ishull Shëngjin, ku janë shkaktuar dëme materiale.

 Në rastin e Ishull Shëngjinit, për shkak të një rrjedhjeje gazi, është lënduar një grua, e cila u transportua menjëherë në Spitalin e Traumës.

Po ashtu në një rast tjetër, një automjet privat është përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 9 forca operacionale dhe 64 automjete zjarrfikëse.

Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, për ditën e sotme nuk parashikohen reshje shiu.

Sa i përket rrezikut nga zjarret, pritet nivel rreziku “i lartë” në qarqet: Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier, ndërsa në qarqet e tjera parashikohet nivel rreziku “i moderuar ”.

I gjithë mekanizmi i Mbrojtjes Civile, si në nivel vendor ashtu edhe qendror, mbetet i angazhuar dhe në ndjekje të vazhdueshme të situatës.

AKMC fton qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta dhe të raportojnë çdo rast pranë institucioneve përkatëse në kohë reale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy