Forcat e Armatosura i bashkohen operacionit për gjetjen e trupave të mbytur në lumin Buna

Forcat e Armatosura i bashkohen operacionit për gjetjen e trupave të mbytur në lumin Buna

Efektivë të Forcave të Armatosura  të Shqipërisë, së bashku me mjetet e tyre i janë përgjigjur thirrjes për ndihmë dhe janë angazhuar në operacionin për gjetjen e tre trupave të raportuar të mbytur në lumin Buna, pranë fshatit Darragjat, njësia administrative Dajç, Shkodër.

Ekipet e efektivëve nga Batalioni i Forcave speciale dhe efektivëve nga Regjimenti i Këmbësorisë së Veriut, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile i bashkohen polumbarëve të Repartit RENEA, Njësisë së Sigurisë Publike Shkodër, policisë së Shkodrës, Drejtorisë së Kufirit e banorëve të zonës, të cilët vijojnë kërkimet që prej ditës së djeshme.

Deri më tani është gjetur trupi i vajzës 9 vjeçe dhe po kërkohet pa ndërprerje për trupat e nënës dhe 2 fëmijëve të tjerë.

Deri më tani nuk ka asnjë rezultat nga kërkimet në lumin Bunë të Shkodrës, pas ngjarjes tragjike ku nëna Alma Arrazi u hodh me 3 fëmijët, pas dhunës dhe tradhtisë nga i shoqi.

Kërkimet kanë vijuar gjatë natës, për trupin e nënës dhe dy fëmijëve, 8 dhe 3 vjeç, por pa rezultat. Dyshimet janë se edhe ata janë vetëmbytur.

Mbrëmjen e 4 majit është gjetur trupi i vajzës 9-vjeçare që çoi në zbulimin e kësaj ngjarje, ndërsa në pranga ka rënë babai Ergys Arrazi, për shkaktim të vetëvrasjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy