Operacioni i parë që prej mbylljes së lojërave të fatit, dy në pranga në lokalin në pronësi të Elvis Martinajt

Operacioni i parë që prej mbylljes së lojërave të fatit, dy në pranga në lokalin në pronësi të Elvis Martinajt

Policia e Tiranës ka ndërmarrë një operacion kundër lojërave të fatit, i pari që prej mbylljes së tyre tre vjet më parë. Pasditen e së shtunës, efektivë të komisariatit numër 1 kanë ushtruar kontrolle në subjektin privat bar-restorant “Las Vegas” që ndodhet në katin e parë të pallatit Nr. 10/1, në Rrugën “Petro Nini Luarasi” në Tiranë.

Gjatë kontrollit është konstatuar se në lokal ushtruar aktiviteti i kundraligjshëm i organizimit të lotarive të palejuara. Në cilësinë e provës janë sekuestruar një sasi parash prej 900 000 lek të rinj si dhe një sasi parash në valutë në shumën prej 2975 Euro, shumë parash të cilat u gjenden në sirtarin e banakut të lokalit.

Po ashtu janë sekuestruar pesë aparatë telefonik celularë të cilët shërbenin për vendosjen e skedinave dhe basteve sportive për ndeshje të ndryshme futbolli.

Policia ka vënë në pranga Ledjon Xhezairin, i datlindjes 09.12.1994; Kledi Bunacën, i datëlindjes 19.12.1993 si dhe janë shpallur në kërkim shtetasi Urim Topuzi, i datëlindjes 05.12. 1986 dhe shtetasi Edison Nazif i datëlindjes 11.06.1986. Është proceduar në gjendje të lirë shtetasi Lulo Hasani i datëlindjes 02.01.1991.

Burimet bënë të ditur për MCN se lokali në fjalë është në pronësi të Elvis Martinajt, emër i njohur në tregun e lojërave të fatit dhe basteve sportive dhe aktivitete të tjera të paligjshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy