Në kërkim nga policia se falsifikonte tamponët/ Arrestohet 41-vjeçari në Qafë-Thanë

Në kërkim nga policia se falsifikonte tamponët/ Arrestohet 41-vjeçari në Qafë-Thanë

Policia e Tiranës raporton se gjatë ditës së sotme është bërë i mundur arrestimi i një 41 vjeçar, pasi i njejti ishte shpallur në kërkim për falsifikimin e rezultateve të tamponave antiCovid.

Ky shtetas, ka tentuar të dalë nga Shqipëria përmes doganës së Qafë-Thanës.

“Në kuadër të operacionit të koduar “Tamponi”, u bë ekzekutimi i urdhërit të ndalimit të shtetasit E. K., 41 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i dokumentave”, “Falsifikimi i dokumentave shëndetësore”, “Falsifikimi vulave dhe stampave dhe formularëve dhe “Prodhim i mjeteve për falsifikimin e dokumentave”. Ky shtetas është kapur nga shërbimet e PKK Qafë-Thanë në tentativë për të dalë nga territori i Rrepublikës së Shqipërisë”, njofton Policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy