
Dy vëllezër kanë mbetur të plagosur me thikë mbrëmjen e së martës në Durrës, pas një konflikti në lagjen numër 5. Policia bën të ditur se shtetasit M. B., 38 vjeç dhe K. B., 35 vjeç, ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta dhe sigurimit të informacionit, kanë bërë të mundur identifikimin e njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasit R. F., 37 vjeç.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për identifikimin e autorit tjetër, zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.



