Ekstradimet, Hoxha: Persona të rrezikshëm, në çdo moment mund të dëmtojnë sistemin e burgjeve

Ekstradimet, Hoxha: Persona të rrezikshëm, në çdo moment mund të dëmtojnë sistemin e burgjeve

Gazetari Artan Hoxha thotë se aktualisht shqiptarët për numër popullsie kanë numrin më të lartë të të burgosurve dhe të dënuarve.

Për ekstradimin drejt vendit tonë të ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, ai tha për MCN Live se edhe në burgje ka një botë tjetër ku autoritetet që drejtojnë burgun duhet ta kenë nën vëzhgim dhe duhet të kenë informacion se çfarë ndodh aty brenda, përveç kamerave që janë vendosur cep më cep.

Hoxha shtoi se kemi të bëjmë me njerëz në kushtet e izolimit dhe me të kaluar me precedentë dhe se si eksponent të rrezikshëm që në çdo moment që gjejnë dobësi, mund ta cenojnë dhe dëmtojnë sistemin e burgjeve.

Ekstradimi i Lulzim Berishës ishte i pritshëm, ishte vetëm çështje procedure pas ndalimit nga autoritetet spanjolle.

Lulzim Berisha ka kaluar një kohë të gjatë në burgjet shqiptare, e njeh shumë mirë sistemin, ka të njohur brenda, ndaj duhet treguar kujdes me administratën dhe punonjësit e burgjeve, për të kuptuar sa paguhen ata, sa të cenueshëm janë ata nga personazhe të njohur të botës së krimit, të cilët kanë sasi të mëdha parash dhe mund ti korruptosh dhe ushtron presion ndaj tyre.

Burgun nuk e ruajnë muret, e ruajnë gardianët. Rikthimi në burgjet shqiptare i një kaste personazhesh shumë të njohur me shumë ndikim në territor që kanë drejtuar struktura me peshë të botës së nëndheshme, kërkon që të tregohet kujdes.

Berisha duhet ti nënshtrohet një procesi dhe tashmë është në pritje të hetimit dhe gjykimit nga SPAK.

Por ne kemi një seri tjetër ekstradimesh që pritet të ndodhin, nga disa eksponentë që jetojnë në Dubai.

Por ekstradimi nga Dubai është shumë i vështirë, dy persona që kanë qenë të ndaluar nga autoritetet e Dubait, për shkak se Interpol ka urdhëruar ekstradimin e tyre.

Edison Reçi u ndalua dhe lirua dhe ndodhet në Dubai me familjen, ndrit Dokle është mbajtur nga autoritetet e Dubait për 60 ditë dhe vijon të jetë i lirë.

I vetmi që vazhdon të jetë në qelitë e burgut të Dubait, është Durim Bami. Ne duhet të jemi të përgatitur në çdo moment që ty do të vijnë të ekstraduar në Shqipëri.

Kryeministri gaboi që pranoi marrëveshjen me Britaninë për ekstradimet. Nëse vijnë nga Britania, Greqia, Italia, ne nuk i përballojmë dot ekstradimet.

Aktualisht shqiptarët për numër popullsie kanë numrin më të lartë të të burgosurve dhe të dënuarve.

Ja i sollëm, problemi është se çfarë bëhet aty brenda, se ata nuk janë profesorë, doktorë.

Ata nuk janë të dënuar të thjeshtë dhe në çdo moment mund të ndodhë e papritura.

Ata që janë sot në burgje, pjesa më e madhe e tyre i dhanë mandatin e tretë kësaj qeverie.

Jemi në kushtet që po na vijnë të dënuar të nivelit shumë të lartë dhe të problematikës shumë të lartë dhe në çdo tre të burgosur, dy nuk janë të dënuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy