
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka njoftuar sot se shqyrtimit të dokumentacionit për subjektin e rivlerësimit, z. Desart Avdulaj, gyqtar pranë Gjykatës së Apelit, Durrës, vendosi shkarkimin nga detyra të këtij gjyqtari. Trupa gjykuese për vlerësimin e këtij subjekti, ishte Roland Ilia, Brunilda Bekteshi dhe Xhensila Pine. Sipas KPK, shkarkimi u bё pas gjetjeve tё problemeve tё pasurisё sё gjyqtarit.
Njё hua prej 70 mijё euro ishte marrё nga katёr persona, dy vёllezёr, njё kushёri dhe njё i njohur. Dyshime u ngritёn gjithashtu, rreth pronёsisё sё njё makine tё blerё nga i vёllai dhe pamundёsisё financiare sё kёtij tё fundit.
Mendohet se pronari i vёrtetё ёshtё gjyqtari Avdulaj.
Desart Avdulaj ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Durrësit, u emërua gjyqtar në Gjykatën e Gjirokastrës. Prej vitit 2013, ai e ushtron funksionin në Gjykatën e Apelit të Durrësit.
Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtari Desart Avdulaj nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare kap vlerën e 18.5 milionë lekëve, duke shënuar një rritje mesatare vjetore prej 1.3 milionë lekësh.
Ai zotëron familjarisht pasuri të patundshme me vlerë 15.3 milionë lekë, likujditete bankare prej 703 mijë lekësh, kursime në cash prej 600 mijë lekësh si dhe një automjet me vlerë 420 mijë lekë.



