
Një i ri u vu në pranga në Kukës, pasi tentoi të vidhte në një banesë. Uniformat blu të qytetit verior vunë në pranga A. A., 22 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, Kukës, pasi ka tentuar të vjedhë në banesën e N. C., në Kukës.
Pas arrestimit nga shërbimet e Policisë, të riut iu gjet gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë (dorezë metalike).
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Vjedhja” mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.



