U rrëzua nga një anije në Vlorë/ Vdes turistja 25-vjeçare, arrestohet punonjësi i mjetit

U rrëzua nga një anije në Vlorë/ Vdes turistja 25-vjeçare, arrestohet punonjësi i mjetit

Një turiste 25-vjeçare ka ndërruar jetë pasditën e sotme në spitalin e Vlorës, ku ishte dërgua fillimisht për të marrë mjekim, pasi u rrëzua teksa ishte duke zbritur nga një anije e ankoruar pranë portit të Vlorës.

 Për këtë rast, ka rënë në pranga 47-vjeçari, Aleksandër Golemaj, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Sipas policisë i arrestuari nuk duhej të kishte lejuar prezencën e 25-vjeçares në kuvertën e anijes në një moment që ishte e ankoruar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” të shtetasit A. G., 47 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, mengjesin e sotëm, nga anija turistike ku ishte i punësuar, dyshohet se është rrëzuar një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 25 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës. Vijon puna për identifikimin e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshem”, njofton policia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy