Një 28-vjeçar shqiptar ua rrestua nga policia greke pasi gjatë një kontrolli iu gjet drogë në makinë. 28-vjeçari nën hetim për trafikim të lëndëve narkotike u arrestua të dielën në mëngjes në Sykoula Aitoloakarnania.
Gjatë kontrollit në makinën që drejtohej prej tij, policia gjeti të fshehura në pjesën e palosshme të mjetit kabriolet një sasi prej 14 kg e gjysmë kanabis, të ndarë në pako.
28-vjeçarit shqiptar iu sekuestruan edhe 85 euro dhe dy telefona celularë.
