Sherr mes të rinjve në Kavajë, plagoset me thikë 17-vjeçari

Sherr mes të rinjve në Kavajë, plagoset me thikë 17-vjeçari

Një adoleshent pa mbetur i plagosur pas një sherri për motive të dobëta me thikë. Mësohet se ngjarja në fjalë ka ndodhur në lagjen “Nr.1” të Kavajës, rreth orës 21:35 . Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në sherr u përfshinë dy të rinj, e për pasojë i plagosur mbeti shtetasi V. L., 17 vjeç.

Informacion paraprak

Më datë 20.10.2017, rreth orës 21:35, jemi njoftuar se në Kavajë ka ndodhur një konflikt me thikë, midis dy të rinjve. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se :

Në Kavajë, në lagjen “Nr.1” për motive të dobëta janë konfliktuar me thikë, shtetasi V. L., 17 vjeç dhe G. S., 17 vjeç, ku si pasojë ka mbetur i dëmtuar me thikë, shtetasi V. L., 17 vjeç.

Shtetasi i dëmtuar ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi G. S., është shoqëruar në ambientet e policisë për sqarimin e rrethanave dhe veprime të mëtejshme proceduriale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy