Gazetari Sokol Bregu, për dosjen “Aruba thotë se zyrtari shqiptar i pranishëm në takim ishte për të dhënë direktivën që mund të investohet në Shqipëri.
Ai deklaroi për emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, se përgjimet e Arubës kanë në fokus dy vëllezër shqiptarë që janë dhjetëfish më të fuqishëm se çdo grup tjetër kriminal.
Përgjimet nuk kanë qenë për ata që flasim ne, por për vëllezërit shqiptarë Osmani, që jetojnë në Gjermani, janë dhjetëfish më të fortë se gjithë grupet shqiptare. Edhe dosja në Shqipëri ka ardhur nga Belgjika.
Ishte një person nga Shqipëria që belgët e kishin vendosur me E.Rama, i cili është nipi i Mirit të Xhikes, që këta e menduan si Edi Rama. Kur erdhi dosja nga Belgjika, e cila kreu operacionin e përgjimit, duke ndjekur grupun shqiptar që pas Gjermanisë, Çekisë dhe Holandës po futej drejt Belgjikës. Janë shqiptarë nga Kosova që kontrollojnë pjesën më të madhe në Hamburg.
Janë problem dhe për Gjermaninë. Në nivelin e çdo lloj gjëje janë dhjetë herë më shumë se çdo shqiptarë. As dosja e SPAK nuk ka asgjë për ta, për vëllezërit Osmani, Belgjika nuk ka dhënë asnjë informacion.
SPAK ka nxjerrë për pjesën tjetër të që i intereson palës shqiptare, Artur Shehun dhe që doktor Berisha tha se është në takim dhe Damian Gjiknuri. Nuk është Gjiknuri, por sido që të jetë ishte aty për të dhënë një direktivë: mund të investoni në Shqipëri.



