Tentoi të vidhte para në një bankomat, arrestohet 38-vjeçari në Kuçovë

Tentoi të vidhte para në një bankomat, arrestohet 38-vjeçari në Kuçovë

Një person është arrestuar nga policia në Kuçovë pas tentativës për të vjedhur një shumë parash në një bankomat.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, pas informacionit se një shtetas kishte tentuar të vidhte me thyerje në bankomatin e filialit të një banke në lagjen "Llukan Prifti", Kuçovë, organizuan punën dhe si rezultat bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Krimet bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K.(E).Gj., 38 vjeç, banues në Kuçovë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale "Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy