Egjipt /  Sulmohen me thikë turistët, dy te vdekur, katër te plagosur

Egjipt / Sulmohen me thikë turistët, dy te vdekur, katër te plagosur

Terrorizmi ka goditur turistët perëndimore në Egjipt.

Dy gjermanë u goditën me thikë për vdekje dhe katër të tjerë u plagosën në një hotel në resortin buzë Detit të Zi, në Hurghada.

Kombësia e të plagosurve të cilët ndodhen në gjendje të rëndë për jetën nuk dihet ende, por dyshohet të jenë nga Ukraina, Çekia dhe Rusia.

Sulmuesi, një 20 vjeçar i veshur me një bluzë të zezë dhe xhinse, duket të ketë notuar nga një pjesë plazhi publik për të siguruar qasje në territorin e resortit.

Ai hyri në holel dhe goditi 6 turistë para se të bllokohej nga policia.

“Nuk i dua egjiptianët, nuk po i kërkoj ata “, mësohet të ketë bërtitur në arabisht agresori sipas dëshmive.

 I dyshuari, gjithsesi është arrestuar dhe po merret në pyetje nga policia për të përcaktuar motivet e këtij sulmi dhe nëse vërtet lidhen me ISIS.

Prej vitesh ISIS dhe grupet e bashkuara terroriste po u bëjnë thirrje luftëtarëve të godasin ata që i konsiderojnë  të”pafe” në vendpushimet e vendit të faraonëve, nga Sharm el Sheikh, Pearl e Sinait, Luxor dhe Hurghada.

Autoritetet egjiptiane të shqetësuar për pasojat mbi turizmin e cilësuan ngjarjen si një tentativë grabitje, por dëshmitarët thotë se i riu bërtiti “Zoti është i madh!”

Hurghada është një prej vendeve turistike më popullore, i njohur veçanërisht për zhytjet me veshje speciale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy