U kapën me mallra kontrabandë, arrestohen 5 persona në Tiranë

U kapën me mallra kontrabandë, arrestohen 5 persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar brenda 12 orëve 2 operacione dhe ka vënë në në pranga 5 persona.

Në kuadër të operacionit policor të koduar "Free road 4" u bë arrestimi në flagrancë i  A. S., 41 vjeç,  Y. D., 47 vjeç, I. Q., 46 vjeçe dhe E. D., 30 vjeçe. Gjatë kontrollit të autobusit të drejtuar nga A.S., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, mallra dhe veshje të dyshuara të kontrabanduara në vendin tonë, të cilat do t’i merrnin shtetasit Y. D., I. Q., dhe E. D., me qëllim shitjen në aktivitetet tregtare përkatëse.

Po ashtu në kuadër të operacionit policor të koduar "Contraband 3" u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:  Xh. T., 38 vjeç, banues në Zall Herr pasi iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, rreth 320 shishe me pije alkoolike, që dyshohen se janë kontrabanduar në vendin tonë.

Njoftimi i policisë: Tiranë/Finalizohen brenda 12 orëve, 2 operacione policore, të koduara "Free road 4" dhe "Contraband 3", për goditjen e kontrabandës me mallra të ndryshme.

Operacionet, nga Seksioni i Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë.

Operacioni "Free road 4"- U kap në flagrancë duke transportuar me autobus, veshje dhe mallra të tjera të kontrabanduara, vihet në pranga 41-vjeçari. Arrestohen edhe 3 pronarët e dyqaneve që do të merrnin mallrat e kontrabanduara, për t’i shitur në dyqanet e tyre.

Operacioni "Contraband 3"- Arrestohet 38-vjeçari që mbante në një ambient në pronësi të tij, 320 shishe me pije alkoolike, të kontrabanduara.

Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës me mallra të ndryshme, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë finalizuar brenda 12 orëve, 2 operacione policore, në kuadër të të cilëve janë arrestuar në total, 5 shtetas.

Në kuadër të operacionit policor të koduar "Free road 4" u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

- A. S., 41 vjeç, banues në Fier;

- Y. D., 47 vjeç, I. Q., 46 vjeçe dhe E. D., 30 vjeçe, të tre banues në Fier, administratorë të tre subjekteve tregtare.

Shërbimet e Policisë, në afërsi të TEG-ut, kanë lokalizuar dhe ndaluar autobusin me drejtues shtetasin A. S. Gjatë kontrollit në autobus, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, mallra dhe veshje të dyshuara të kontrabanduara në vendin tonë, të cilat do t’i merrnin shtetasit Y. D., I. Q., dhe E. D., me qëllim shitjen në aktivitetet tregtare përkatëse.

Në kuadër të operacionit policor të koduar "Contraband 3" u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

- Xh. T., 38 vjeç, banues në Zall Herr. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në një ambient në pronësi të këtij shtetasi, në Babrru, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rreth 320 shishe me pije alkoolike, që dyshohen se janë kontrabanduar në vendin tonë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy