KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Korçës, Ariola Kristo

KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Korçës, Ariola Kristo

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shpalli sot vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës së Korçës, Ariola Kristo.

Trupi gjykues që kreu procesin e rivlerësimit për Kriston, kryesohej nga Lulzim Hamitaj, me relatore Alma Faskaj dhe anëtare Genta Tafa (Bungo).

Gjate seancës dëgjimore të së mërkurës, Komisioni bëri të ditur të gjeturat gjatë hetimit administrativ, të një sërë problemeve në pasurinë e gjyqtares Kristo.

Problemet kishin të bënin me mungesën e konfirmimit të burimeve të ligjshme për ndërtimin e shtëpisë trekatëshe dhe të bodrumit në qytetin e Korçës në vitet 2006-2008.

Në seancë u relatua se nga analiza financiare ishte konstatuar balancë negative fondesh ne shumën 6.8 milionë lekë, për kryerjen e investimeve dhe përballimin e shpenzimeve.

Ariola Kristo përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe u emërua gjyqtare në Gjykatën e Korçës. Në këtë gjykatë, ajo ka punuar përgjatë dy dekadave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy