I dënuar me shtatë vite burg/ Arrestohet 60-vjeçari i shpallur në kërkim në Pogradec

I dënuar me shtatë vite burg/ Arrestohet 60-vjeçari i shpallur në kërkim në Pogradec

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga një 60-vjeçar të shpallur në kërkim.

Eduart Elmasllari, 60-vjeç rezulton i dënuar me 7 vite heqje lirie. Ai akuzohet se është pjesë e një grupi kriminal që kalonte në kufi emigrantë të paligjshëm.

Pogradec/Finalizohet operacioni policor i koduar "Liqeni", për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim.

I dënuar me rreth 7 vjet burgim, si pjesëtar i një grupi kriminal që ndihmonte emigrantë, në mënyrë të vazhdueshme, për të kaluar ilegalisht kufirin, kapet dhe vihet në pranga 60-vjeçari.

Në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe nxjerrjen para përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Liqeni".

Si rezultat i këtij operacioni, me mbështetjen e inteligjencës informative, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

-Eduart Elmasllari, 60 vjeç, banues në Pogradec.

Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar këtë shtetas me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer më shumë se një herë, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy