U kap në flagrancë teksa vinte baste sportive në lokalin e tij përmes celularëve, arrestohet 38-vjeçari në Korçë

U kap në flagrancë teksa vinte baste sportive në lokalin e tij përmes celularëve, arrestohet 38-vjeçari në Korçë

Policia e Korçës ka arrestuar një 38-vjeçar me iniciale A.H., pasi u kap në flagrancë teksa vinte baste sportive në lokalin e tij, përmes disa celularëve.

Mbi 38-vjeçarin rëndojnë akuzat “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularë që përdoreshin për vënien e basteve sportive.

Njoftimi i policisë: U kap në flagrancë teksa vinte baste sportive në lokalin e tij, përmes disa celularëve, vihet në pranga 38-vjeçari dhe i sekuestrohen celularët. Në vijim të operacionit policor të koduar “Basti i fundit”, për goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e organizimit të lojërave të fatit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 38 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen nr. 5, në lokalin e 38-vjeçarit, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 celularë që përdoreshin për vënien e basteve sportive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy