Sot shënohet 105 vjetori i vdekjes së atit të pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemali.
Në përkujtim të kësaj ngjarjeje, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj nderoi sot figurën e Ismail Qemalit, duke e cilësuar si baba të kombit.
Shqipëria do ta respektojë përjetë si babain e kombit, Ismail Qemalin.
Na udhëzoftë urtësia, vizioni perëndimor për shtetformim dhe vepra e këtij burri shteti!
Ismail Qemali është personalitet me rëndësi të madhe në historinë e popullit shqiptar. Me emrin e tij është i lidhur një fund dhe një fillim në këtë histori: fundi i pushtimit shumëshekullor otoman dhe fillimi i lirisë dhe i pavarësisë shqiptare, sado jo për krejt popullin shqiptar.
Si themelues i Shqipërisë, ai hyn në radhën e atyre personaliteteve që e kanë ndryshuar historinë politike të popullit shqiptar dhe të Ballkanit në përgjithësi.



