Për shkak të fluksit të madh të qarkullimit të mjeteve brenda qytetetit të Vlorës, Policia Rrugore ka apeluar sot për të gjithë drejtuesit e mjeteve të cilët qarkullojnë për në drejtim të Himarës, që të shmangin qarkullimin brenda qytetit të Vlorës dhe të përdorin BYPASSI-in duke u futur që në rrethrrotullimin e Nartës për në BYPASS.
Policia thotë se nisur nga fluksi shumë i madh i mjeteve që qarkullojnë në drejtim të zonave bregdetare, në hyrje të Vlorës janë vendosur katër efektivë policie për të orientuar trafikun.
Sipas njoftimit zyrtar, Policia apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të shmangin qarkullimin brenda qytetit të Vlorës dhe të përdorin BYPASSI-in për të shkuar më pas nga rrethrrotullimi i Nartës për në Himarë.
NJOFTIMI I PLOTË:
Policia Rrugore
Nisur nga fluksi shumë i madh i mjeteve që qarkullojnë në drejtim të zonave bregdetare dhe konkretisht fluksit shumë të madh brenda qytetit të Vlorës, të cilët qarkullojnë për në drejtim të Himarës. Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të shmangin qarkullimin brenda qytetit të Vlorës dhe të përdorin BYPASSI-in duke u futur që në rrethrrotullimin e Nartës për në BYPASS. Njëkohësisht Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respketojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të qëndrojnë në radhë ku ka fluks apo lëvizje të ngadalta si pasojë e fluksit të madh të automjeteve, të mos qarkullojnë me shpejtësi pasi në cdo aks rrugor ka radarë dhe patrulla të lëvizshme të Polcisë Rrugore që monitorojnë me kamera qarkullimin. Policia Rrugore fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe Komisariatin Dixhital çdo shkelje të qarkullimit rrugor duke ju garantuar reagim të menjëhershëm të patrullave të Policisë Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.



