30-vjetori i Zgjedhjeve Parlamentare-Presidenciale/ Filatelia e Kosovës dedikim për pullën e re postare

30-vjetori i Zgjedhjeve Parlamentare-Presidenciale/ Filatelia e Kosovës dedikim për pullën e re postare

Me rastin e shënimit të 30-vjetorit të zgjedhjeve parlamentare, Filatelia e Postës së Kosovës, nga sot emeton emisionin e ri të pullës postare të titulluar “30-vjetori i Zgjedhjeve Parlamentare-Presidenciale”.

Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të vitit 1992 në Republikën e Kosovës kishin rëndësi të veçantë historike, kombëtare e shtetërore.

Në Kosovë më 24 maj 1992, me simbolikë shtet-formuese, mbi 89% të qytetarëve të Kosovës votuan për të zgjedhur Presidentin e Republikës së Kosovës dhe 100 deputetë për Parlamentin e Kosovës.

Me shumicë të votave Ibrahim Rugova ishte zgjedhur president i Republikës së Kosovës.

Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare e presidenciale të vitit 1992, e dëshmoi përpjekjen e popullit për një shtet demokratik, prandaj përmes imazhit të kësaj pulle postare, Filatelia e Postës së Kosovës e nderon këtë ngjarje historike të vendit tonë, thuhet në njoftim. 

Me imazhin e kësaj pulle postare, Posta e Kosovës nderon aktin sublim të vullnetit politik të popullit të Kosovës të shprehur në referendumin e 26 shtatorit të vitit 1991, për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy