Ndërtim pa leje te “Uji i Ftohtë”, nën hetim 6 zyrtarë të Bashkisë Vlorë

Ndërtim pa leje te “Uji i Ftohtë”, nën hetim 6 zyrtarë të Bashkisë Vlorë

Gjashtë zyrtarë të Bashkisë Vlorë janë vënë nën hetim, të akuzuar se me veprimet dhe mosveprimet e tyre, kanë lejuar një ndërtim pa leje në zonën e “Ujit të Ftoftë”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin:

G. H., 61 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ndërtuar pa leje, 2 konstruksione hekuri, në katin e nëntë të një objekti, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë.

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit:

- J. Ç., 34 vjeç, me detyrë Drejtor i Zyrës Urbanistike në bashkinë Vlorë;

- K. M., 33 vjeç, me detyrë specialist i Zyrës Urbanistike, në bashkinë Vlorë;

- R. H., 34 vjeç, me detyrë specialist i Zyrës Urbanistike, në bashkinë Vlorë;

- F. H., 35 vjeç, me detyrë kryeinspektor i IMT, në bashkinë Vlorë;

- I. Z., 31 vjeç, me detyrë inspektor i IMT, në bashkinë Vlorë;

- M. I., 30 vjeç, me detyrë inspektor i IMT, në bashkinë Vlorë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas se kanë shpërdoruar detyrën duke lëshuar deklaratë paraprake për kryerje punimesh në kundërshtim me ligjin për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e paligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy