Makina përplas dy të mitur në Rrogozhinë

Makina përplas dy të mitur në Rrogozhinë

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Rrogozhinë, ku një automjet ka përplasur dy të mitur, 10 dhe 11 vjeç. Sipas policisë, targa dhe drejtuesi nuk janë identifikuar ende, ndërsa është larguar nga vendi i ngjarjes. Dy të miturit ndodhen në spital, nën kujdesin e bluzave të bardha. Njoftimi i policisë: Më datë 09.06.2023, rreth orës 19:40, në qëndër të Rrogozhinës, një mjet tip “Ford”, me targë e drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar dy të mitur 10 dhe 11 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë të miturit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy