
Policia e durrësit ka proceduar penalisht tre të rinj dhe një 52-vjeçar, pasi janë kapur duke treguar lëndë piroteknike, fisëkzjarre.
Sipas policisë, Specialistët për Hetimin e Krimeve gjatë kontrolleve për parandalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekjzjarrëve për përdorimin civil, që rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e qytetarëve, kanë proceduar penalisht për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë”, shtetasit A. G., 29 vjeç, banues në Durrës, F. O., 30 vjeç, G. N., 20 vjeç, banues në Tiranë dhe Sh. O., 52 vjeç, banues në Shijak.
Ndërkohë, policia ka sekuestruar edhe një sasi të lëndëve piroteknike që tregtonin shtetasit e mësipërm.



