Një banesë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Hajro Çakërri, ku brenda banesës ndodheshin edhe familjarët. Për shuarjen e flakëve kanë ndërhyrë menjëherë 8 zjarrfikës me dy mjete. Siç njofton korrespodenti i MCN nga Vlora, personat që ndodheshin brenda banesës u nxorrën pa lëndime ndërsa zjarrfikësit vijuan për të shuar flakët. Pas shumë përpjekjesh, zjarri u shua por banesa është djegur komplet me të gjitha orenditë që kishte brenda



