Qibini: Aksidentet me pasoja në jetë, duhet të konsiderohen vrasje

Qibini: Aksidentet me pasoja në jetë, duhet të konsiderohen vrasje

Eksperti i sigurisë rrugore, Islam Qibini, sugjeron që aksidentet me pasoja në jetë duhet të konsiderohen si vrasje në Kodin Rrugor.

 

Në një intervistë për emisionin “FactCheck” në MCN TV, ai deklaroi se aksidenti i fundjavës në Durrës me pasojë vdekjen e dy fëmijëve dhe plagosjen e një tjetri, ndodhi në qendër të banuar në një rrugë urbane ku shpejtësia është e kufizuar në 40 km/h.

 

Kemi të bëjmë me një drejtues mjeti mbi 50 vjeç që ka qenë shpesh shkelës i rregullave të qarkullimit rrugor. Referuar rregullave të qarkullimit rrugor, këto ndryshime në Kodin Rrugor kanë ndikuar negativisht. 

 

Nëse kemi një drejtues mjeti që lëviz me shpejtësi marramendëse, me dispozitat e Kodit të mëparshëm hiqej patenta nga 6 muaj deri në 12 muaj. Varet nga kufiri i tejkalimit të shpejtësisë. 

 

Me ndryshimin e bërë në vitin 2023, ndëshkimi bëhet me dyfishin e masës së gjobës. Është bërë tolerim për drejtuesit e mjeteve, kush bën aksident paguan dyfish. 

 

Ndalimi i mjeteve nga policia duhet bërë me shkak dhe nga ana tjetër mjetet duhet t’i nënshtrohen kontrollit teknik. Aksidentet me pasoja në jetë duhet të konsiderohen vrasje nga pakujdesia. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy